Telegrafi

Publikohet imazhi i parë i modelit të ri të Chervolet Corvette Z06

Prej muajsh është ditur që Chevrolet më 26 tetor do të prezantojë modelin e ri të Z06, por fotografia e vetme zyrtare deri më tash është publikuar këto ditë

Akoma nuk dihen detajet, por pritet të ketë motor 5.5 litra V8 me rreth 625 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë sportive bën tërheqje me rrotat e pasme dhe ka ndërrues manual apo automatik me tetë shpejtësi.

Instrument tabela digjitale, pllakat e qeramikës dhe mbrojtësit anësor janë modifikuar – kurse pamja agresive e bën më atraktive këtë mjet. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com