Telegrafi

Publikohet imazhi më i detajuar i një atomi

Shkencëtarët kanë publikuar imazhin më të detajuar deri më tani, pra me rezolucionin më të lartë, të një atomi individual, dhe kështu thyen rekordin nga viti 2018.

David Muller i Universitetit Cornell në New York dhe kolegët e tij bënë këtë foto të mahnitshme duke përdorur pytchography, një metodë e kompjuterizuar e imazhit mikroskopik gjatë së cilës ata rrezatuan me kristal PrScO3 dhe më pas vizualizuan format e atomeve nga të cilët ishin shpërndarë bazuar në këndet e elektronet e shpërndara.

Pse nuk mund ta shohim atomin?

Siç vihet re menjëherë, ky imazh është shumë i ndryshëm nga përshkrimi klasik i atomeve që kemi parë në librat tanë të shkollës së mesme.

Imazhi i bërthamës rreth të cilit elektronet rrotullohen (orbita) është vetëm një ilustrim i asaj që po ndodh.

Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të kapin vetëm atomet si “topa”, transmeton Telegrafi.

Domethënë, drita e dukshme nuk është një mjet i mirë për shikimin e atomeve sepse gjatësia e valës së saj është shumë më e madhe se vetë atomet.

Në mënyrë që forma të jetë qartë e dukshme, ajo duhet të jetë më e madhe se gjatësia e valës së dritës. Pra, edhe pse atomet mund të pasqyrojnë dritën e dukshme, duke qenë se ato janë më të vogla se ajo, ne shohim vetëm diçka që i ngjan një pike të paqartë. Për një imazh më të saktë të një atomi të vogël, nevojiten mikroskopë të veçantë dhe teknika speciale të imazhit – të tilla si pikhografia.

Imazhi i mëparshëm më i hollësishëm i atomit (foto më poshtë) u botua gjithashtu nga shkencëtarë nga Cornell, dmth. Muller dhe kolegët e tij, dhe kjo foto hyri në Librin e Rekordeve Guinness si një imazh mikroskopik me rezolucionin më të lartë. /Telegrafi/