Neymar te Paris Saint-Germain, çdo gjë filloi si një çmenduri e tregut të transferimeve, por që në fund u bë realitet.
Nga kjo ngelën të gjithë të befasuar, posaçërisht tifozët e Barcelonës, të cilët përkundër faktit se klubi nga Parisi do paguajë 222 milionë euro janë të nervozuar.
Me arsye, pasi Neymar është një nga më të mirët në rolin e tij, për mos të thënë më i miri, pa brazilianin treshja e famshme MSN (Messi, Suarez, Neymar) nuk do ekzistojë dhe kështu nga e gjitha kjo përfiton rivali në La Liga, Real Madridi.
Nisur nga kjo një grup i tifozëve të klubit katalanuas fyen brazilianin në parkingun e një diskoteke në qytetin e Barcelonës, kjo ndodhi në periudhën para se klubi spanjoll të udhëtonte në SHBA për turneun miqësor.
Por, para se situata të eskalonte mes lojtarit dhe tifozëve u futën sigurimi i lojtarit.
Ylli i ri i PSG-së ishe i shoqëruar edhe me disa shokë dhe dëshmitarët okularë thonë se ka pasur vetëm një shkëmbim verbal mes Neymarit dhe atyre tifozëve. /Telegrafi/