Site icon Telegrafi

Publikohet harta që tregon mbiemrat më të zakonshëm në botë, sipas vendeve – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

Një hartë e re ka përshkruar mbiemrat më të zakonshëm në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi u bë nga firma NetCredit, e cila shikoi emrat më të zakonshëm të familjeve në botë sipas vendeve – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Emri i vjetër anglez Smith është mbiemri më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

Ky emër thuhet se rrjedh nga fjala anglo-saksone smitan, që do të thotë “të godasësh” dhe ishte një term për një punëtor metalik ose farkëtar.

Shumë versione të emrit Smith janë të zakonshëm në të gjithë botën, siç është Schmit, i cili është mbiemri më i zakonshëm në Luksemburg.

Studimi tërheqës shpjegon se një mbiemër ka disa pika fillestare të mundshme. Këto janë një profesion, një përshkrim personal, emri i një vendi apo emri i një stërgjyshi.

Në këtë drejtim është thënë se për shembull, mbiemri më i zakonshëm i Irlandës është Murphy, ndërsa në Francë është Martin.

Në Portugali është Silva, në Spanjë është Garcia dhe emri më i zakonshëm i familjes në Austri është Gruber.

Müller është mbiemri më i zakonshëm në Gjermani dhe Zvicër dhe është një emër profesional për një mulli.

Sipas hartës, emri më i zakonshëm i familjes në Kinë është Wang, dhe në Indi është Devi, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi në botë, emrat më të njohur të Kinës dhe Indisë zënë vendin e parë dhe të dytë.

Vendet e Amerikës së Jugut Kili, Argjentina, Venezuela dhe Paraguai, të gjitha kanë Gonzalez si mbiemrin e tyre më të zakonshëm.

Në Afrikë, mbiemri Nkosi është më i zakonshëm në Afrikën e Jugut, ndërsa në Sierra Leone është Kamara.

Në këto harta nuk kanë munguar as edhe mbiemrat më të zakonshëm në Kosovë dhe Shqipëri – ku sipas hartës, mbiemri më i zakonshëm në Kosovë është Krasniqi, ndërsa në Shqipëri është mbiemri Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version