Në fund të korrikut, kur Dielli pritet ta arrijë pikën e vet më të lartë dhe netët janë më të shkurta e më të ngrohta, atëherë kur agimi nxiton t’i zbulojë sfidat e ditës së re, kur rëra, dielli dhe meloditë e lumtura e emocionojnë çdo vizitor, pjesëmarrësit e festivalit “Waveul” do t’i përjetojnë 4 ditë dhe net të paharrueshme.
Edicioni i parë i festivalit “Waveul” do të mbahet me datat 25-28 korrik në plazhin e madh e të bukur të Ulqinit, vetëm 1 kilometër larg nga Ada Bojana.
Ky do të jetë festivali ku të rinjtë i bashkon energjia dhe muzika.
Programi i këtij festivali i përfshin mbi 50 artistë të muzikës elektronike ndërkombëtare dhe rajonale.
Programi përmban Sabb nga Kosova i cili punon dhe vepron në Zvicër dhe më gjerë, e përfshin Black Circle – një tjetër shqiptar nga Zvicra, etj.
Biletat për këtë festival mund t’i gjeni tek Rave Travel, ndërkaq për më shumë info rreth këtij festivali, klikoni KËTU. /Telegrafi/