Telegrafi

Publikohet fotografia e Nokia Ace 900?

Dukjen e Nokia Ace 900 kështu, sipas pohimeve, pa dashje e zbuloi partneri i Microsoftit i cili shpërndau kartolinat e krishtlindjeve me fotografinë e këtij celulari. Nga ajo që shihet, celulari është shumë i ngjashëm me Lumia 800.

Por, ka edhe dallime – kështu në këtë foto shihet kamera e përparme, e vrima për kamerë është vendosur pak më lartë. Në celularë ndodhet edhe logo i AT&T-së si dhe shënimi 4G, që nga ana tjetër përputhet me thashethemet se AT&T do të paraqes tri telefona të ri 4G LTE në fillim të vitit 2012, në mesin e të cilëve njëri do të duhej të ishte model i Nokias. Dy celularët tjerë do të duhet të jenë HTC Radiant dhe Samsung Mandel.