Site icon Telegrafi

Publikohet fotografia e fundit e miliarderit pakistanez dhe djalit të tij para hyrjes në nëndetësen Titan

Sot në rrjetet sociale është shfaqur fotografia e fundit e miliarderit pakistanez dhe djalit të tij, para se të hipnin në nëndetësen Titan, në të cilën humbën jetën pesë persona.

Shahzada Dawood, 58 vjeç, dhe djali i tij 19-vjeçar, Suleman u fotografuan duke buzëqeshur përpara se të hipnin në nëndetëse, në udhëtimin prej 250,000 dollarësh për person që ‘mbyti’ ata dhe tre të tjerë, transmeton Telegrafi.

Fotoja vjen ndërsa gruaja e të ndjerit Christine Dawood zbuloi se si dyshja kaluan momentet e fundit përpara se Titan të shpërthejë, duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar në errësirë ​​të plotë për të kursyer energji ndërsa shikonin krijesa biolumineshente në thellësi.

Zonja Dawood përshkroi se si ajo dhe vajza e saj Alina, 17 vjeç, ishin në anijen mëmë të nëndetëses dhe i bënë me dorë babait dhe djalit përpara se të niseshin në aventurën e tyre, raporton Daily Mail.

Ajo tha se tre muaj më parë, drejtori ekzekutiv i OceanGate, Stockton Rush dhe gruaja e tij, Wendy, kishin fluturuar nga SHBA për t’u takuar Dawoods në Londër, për të siguruar familjen se do të ishte e sigurt të udhëtonte në rrënojat e Titanikut me mini-nëndetësen e tij, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e udhëtimit.

Rush, i cili besonte se hyrja në thellësitë e Atlantikut në Titan ishte ‘më e sigurt se kalimi i rrugës’, takoi familjen në një kafene pranë Waterloo në shkurt për të diskutuar personalisht për dizajnin dhe sigurinë e nëndetëses.

Dawood i tha New York Times se “ne nuk e kishim idenë për anën inxhinierike të saj”.

“Dmth, ju jeni ulur në një aeroplan pa e ditur se si funksionon motori…” tha ajo.

Vetëm 12 javë më vonë familja e udhëhequr nga Dawood, trashëgimtari i një prej dinastive më të suksesshme të biznesit të Pakistanit, nisi një udhëtim fatal. /Telegrafi/

 

Exit mobile version