Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë e ka publikuar formatin e fundit të Propozim-Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj ministrie, ky format është rezultat i vërejtjeve nga Regjistri i vetëm kombëtar elektronik (RVKE), ku paraprakisht u publikua më 4 nëntor, 2017, dhe u la hapësirë 26 ditore për vërejtje dhe propozime tjera.
Në lidhje me këtë propozim, në muajt e fundit ka patur dsia takime dhe debate rreth kësaj teme, kurse formati i fundit është fryt i punës së Qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave. Kështu thonë nga Ministria e lartëpërendur, kurse formatin e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/