Telegrafi

Publikohet episodi i shtatë i “Shengen Visa”: Në sportel paraqitet aplikuesi i çuditshëm për “modelizëm”

Seriali ” Schengen Visa” ka sjell për shikuesit episodin e shtatë.

Edhe në këtë episod nuk do të mungojnë skenat e shumta qesharake nga protagonistët e serialit.

Një nga aplikuesit për vizë thotë se i nevojitet të shkojë jashtë shtetit për ‘modelizëm’, teksa me shaka i përgjigjen që ai duhet të shkojë në Podujevë.

Aplikuesi i dytë thotë se është një shpikës, dhe se ka arritur të shpikë një makinë e cila shtrydhë, freskon dhe ngrin frutat.

Ndërkohë një nga skenat më qesharake krijohet me ardhjen e aplikuesit të tretë, i cili vjen si palaço.

Ai thotë se këtë e ka profesion, ndërsa zyrtarët për lëshimin e vizës fillojnë të qeshin me të.

Seriali “Schengen Visa” transmetohet çdo të martë prej orës 20:10 në kanalin shtetëror RTK. /Telegrafi/