Në episodin e ri të Schengen Visa, i cili sapo u lansua në kanalin GjirafaVideo, Xhejmsin e shohim shumë më ndryshe se episodat tjera. Kjo krijon edhe një zhvillim interesant mes personazheve të ambasadës.
Episodi i ri i Schengen Visa që titullohet “Xhejmsi apo Genci?” mund të shikohet tani në GjirafaVideo. Ky është episodi i 54 i serialit të dashur, që lansohet në platformën e GjirafaVideo. Si gjithmonë, ekipi i ambasadës na bën të qeshim me ngjarjet e papritura.
Episodin e kaluar, Xhemajli, ndryshe i njohur si Xhejmsi, shëh një ëndërr me nënën e tij, e cila e këshillon të bëhet më i butë ndaj punëtorëve. Kjo ëndërr e bën Xhejmsin të ndryshojë qasjen e tij. Ai fillon të bëhet më i butë e më i dashur me punëtorët. Ai tregon se është i vetdijshëm se sjellja e tij është e keqe, por tregon se është rritur ashtu. Mënyra se si është rritur e ka bërë të tillë, për atë arsye e ka emrin Xhemajl e jo Genc. Po ta kishte emrin Genc do të kishte jetë më të mirë e më të qetë.
Ndërkohë ekipa e ambasadës fillojnë ta thirrin Genc, e si gjithmonë ia plasin nervat, derisa Xhejmsi mundohet ta mbajë qetësinë e të jetë i mirë. Ai i kërkon ekipit ta shkruajnë nga një letër kushtuar kolegëve, duke treguar të mirat e njëri-tjetrit. Por, si gjithmonë ekipa e tij gjejnë mënyrat e tyre për ta bërë Xhejmsin nervoz. Nëntori shihet duke i kushtuar letër dashurie Lules, vetëm për ta parë Basriun përballë kamerës.
Xhemajli, edhepse provoi shumë që të ndryshojë mënyrën e komunikimit, e ta dëgjojë nënën në ëndërr, duke punuar me ekipin që ka, ai kthehet në Xhejmsin e vjetër.
Episodin e ri të Schengen Visa të titulluar “Xhejmsi apo Genci?” mund ta shikoni tani në GjirafaVideo, apo duke klikuar këtu.