Telegrafi

Publikohet episodi i ri i “Schengen Visa”: Bukla shfaqet në ambasadë

Episodi i ri i Schengen Visa, i titulluar “Bukla”, u shfaq sonte në GjirafaVideo në ora 20:00. Të qeshurat dhe marrëzitë që ndodhin në ambasadë, nuk ndalen as në episodin e 47 të serialit shumë të dashur.

Nëntori, Basria, Nora, Xhejmsi, Lulja, Lirija, Ibra, e Adil Psikologu, vazhdojnë të na bëjnë të qeshim çdo të diel, me ndodhitë e tyre në ambasadën më të çuditshme në vend.

Episodi i 47 na paraqet Norën dhe Basrinë si dy mjeshtër, të veshur me kostume sikur Mario dhe Luigi nga loja e famshme kompjuterike.

Në anën tjetër, Lulja dhe Ibra vazhdojnë seancën e tyre te Adil Psikologu, ku kësaj radhe ai kërkon nga ta të shkruajnë gjërat që nuk i pëlqejnë te njëri tjetri.

Xhejmsi fillon të brengoset se dikush i panjohur po sillet në zyre dhe e dërgon Nëntorin në mision që ta zbulojë personin. Ndërkaq Xhejmsi ka edhe një problem tjetër. Në muret e zyres sillet një bukël, e cila e irriton Xhejmsin.

Xhejmsit i shkojnë gjërat edhe më keq, kur bukla e ‘fryen’, që shkakton kaos dhe panikë në ambasadë.

Këto ngjarje, dhe shumë momente tjera qesharake të Schengem Visa, mund t’i shikoni tani në GjirafaVideo apo në hapësirën më poshtë.