Telegrafi

Publikohet episodi i pestë i ‘Schengen Visa’, të tjera skena qesharake nga aplikuesit në ambasadë

Foto: Schengen Visa/YouTube

Është publikuar në kanalin YouTube edhe episodi i pestë i serialit shumë të pëlqyer nga publiku, ‘Schengen Visa’.

Edhe në këtë episod nuk do të mungojnë skenat e shumta qesharake mes punëtorëve të administratës dhe aplikuesve për vizë.

Foto: Schengen Visa/YouTube

Punëtorët e sportelit kënaqen duke flirtuar mes vete, ndonëse ka në radhë njerëz që presin.

Në anën tjetër, pastruesja e cila tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun, nuk nguron të bëjë disa nga prapësitë e saj.

Foto: Schengen Visa/YouTube

Ndërkohë, për të marrë vizën në sportel paraqiten vazhdimisht njerëz të ndryshëm, të cilët zhgënjehen pas refuzimit.

“Schengen Visa” publikohet çdo të martë në orën 21:00 në kanalin YouTube. /Telegrafi/