Telegrafi

Vjen episodi i parë i serialit më të ri vendor “SHPK NAZI”

(Foto: Screenshot/YouTube/Shpk Nazi)

Në RTV Dukagjini ka nisur transmetimi i serialit më të ri vendor, “SHPK NAZI”, episodi i parë i të cilit është emetuar këtë të shtunë.

Seriali, përveç argëtimit ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Pjesë e këtij seriali janë aktorë të njohur tashmë për publikun si, Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku, Muhamed Arifi dhe të tjerë.

Regjinë dhe skenarin e ka bërë Ard Islami, i cili ka sqaruar se ideja e një seriali me një tematikë të tillë ka qenë qysh nga viti 2010 dhe nuk ka të bëjë me zhvillimet e fundit politike në vend.

Abi Kompani, e cila konsumatorit vendor dhe ndërkombëtar i ofron shumëllojshmëri produktesh është ndër bashkëpunëtorët e parë të serialit.

Realiteti kosovar i bizneseve dhe vështirësitë e pronarëve të tyre do paraqiten më së miri çdo të shtunë në ora 21:00 nga personazhet e serialit “SHPK NAZI”.