Telegrafi

Publikohet episodi i katërt i “Schengen Visa”, sërish aplikues të çuditshëm në sportel

Foto: Schengen Visa/YouTube

Është publikuar edhe episodi i katërt i serialit “Schengen Visa”.

Në vetëm pak javë, ky serial ka arritur të marrë zemrat e të gjithëve, duke u shndërruar në një prej serialeve më të ndjekura të momentit.

Episodi i katërt nis mes James Bondit dhe Mentorit, ku ata diskutojnë rreth klientëve të tyre.

Foto: Schengen Visa/YouTube

Në recepsion për aplikim për vizë vjen një person i çuditshëm, i cili mundohet që të bëjë për vete repcesionisten.

Këto dhe shumë ngjarje tjera qesharake do të jenë pjesë e këtij episodi të ri.

“Schengen Visa” transmetohet çdo të martë nga ora 20:10. /Telegrafi/