Telegrafi

Publikohet “episodi 2” i Talent Show të TV Lumi, reperi Lumi B sërish shfaqet tejet komik

Hip hop ylli, Lumi B, sërish ka bërë gjiron nëpër rrjetet sociale me një prej videove të fundit të tij.

Në kuadër të të ashtuquajturit Talent Show që ai ka improvuar për siç thotë TV Lumi, ka publikuat atë që e konsideron episodin e dytë.

Dhe, pikërisht episodi i dytë duket edhe me qesharak se i pari, ku edhe vet protagonistët duket se nuk i përmbahen të qeshurave

Lexo po ashtu Episodi 1 i Talent Show në TV Lumi ku shfaqet modeli Lumi B
.

Lumi shfaqet para jurisë e përbërë nga BigBang, Geek dhe Dj Flow, ku treshja e njohur pritën “talentin”, Lumi.

Lumi u paraqit me talentin e të zbuluarit të atij që e godet në një prej lojërave të njohura nga fëmijëria, por që janë pak sa të dhunshme.

Në dy tentime për të zbuluar këtë talent, edhe vet protagonistët fillojnë të qeshin për këtë skenë.

Ky është improvizimi i radhës i Lumit i cili ironizon emisionet e talentëve.

Këto video virale të Lumit vijnë pak kohë pas publikimit të “Makiato”, një hit i diskotekave me tekst mjaft të fuqishëm ku thumbon rivalët. /Telegrafi/