Burimet ende jozyrtare flasin për çmimet për dy kartela, Radeon HD 7950 dhe 7970, të cilat në janar kur të paraqiten në shitje do të duhej të kenë çmimet e propozuara prej 449 dhe 549 dollarë.
Çmimet e modeleve ekzistues Radeon HD 6950 dhe 6970 (konkretisht nga XFX) në SHBA këtyre ditëve kanë rënë për tridhjetë dollarë, që sipas të gjitha gjasave është përgjigja e AMD-së për kartelën e paraqitur së voni nga Nvidia, GeForce GTX 560 Ti 448 Cores. Përveç risive në çmime, disa burime përmendin edhe përgatitjen e edhe një kartele tjetër nga linja aktuale, Radeon HD 6930.
Kartela do të duhej të jetë e bazuar në çipin Cayman CE dhe të ketë 1280 stream procesor, 80 njësi për tekstura dhe 32 njësi ROP si dhe mbledhësen prej 256-bit në kombinim me 1 ose 2 GB të memories GDDR5. Specifikat tjera përfshijnë taktin e GPU-së dhe të memories prej 750 MHz dhe 4.8 GHz, dy konektorë 6-pinësh të tensionit dhe çmimin në mes 180 dhe 200 dollarë. /Telegrafi/