Sot është publikuar numri i parë i buletinit informativ ”Mbrojtja e liqenit të Ohrit”, në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe maqedonisht, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky buletin publikohet në kuadër të projektit ”Drejt qeverisjes së përforcuar të trashëgimisë së përbashkët natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit”.
Në numrin e parë të porsa botuar, Pranvera 2016, njerëzit mund të informohen për aktivitetet e këtij projekti tre vjeçarë, të financuar nga Bashkimi Evropian, Ministria e Mjedisit e Shqipërisë dhe implementuar nga UNESCO./Telegrafi/