Telegrafi

Publikohet “Bleib Real” nga Gjija dhe Bllejz

Blend Kosova i njohur ndryshe me nofkën Gjija ka publikuar së fundmi videoklipin “Bleib Real” në bashkëpunim me reperin tjetër Bllejz i njohur më parë si Master M.

Blend Kosova ishte paraqitur para 12 viteve në skenën e estradës muzikore, derisa njëherit është edhe themelues i labelit “Fk Block”.

Video klipi i fundit i publikuar nga Gjija është i punuar në 4K nga produksioni tashmë i njohur “Seventy Seven”.

Gjija së shpejti do të publikojë edhe albumin e ri që do të titullohet “2 si 200”.