Telegrafi

Publikohet balada dramatike e Billie Eilish për filmin “No Time To Die”

(Foto: Getty Images/Guliver)

Billie Eilish e ka incizuar temën muzikore për filmin e ri të James Bondit. Balada dramatike paralajmëron se filmi i ri do të fokusohet në tradhtinë ndaj agjentin sekret.

Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim, ndërsa 18-vjeçarja këndon: “Kurrë nuk ke qenë në anën time”.

Kënga është publikuar në të njëjtën kohë me paraqitjen e shkurtër të filmit të fundit me Daniel Craigun në rolin kryesor.

Eilish në dhjetor të vitit të kaluar i mbushi 18 vjet dhe është këngëtarja më e re që e këndon temën muzikore për sagën e filmave për ‘007’.

“Kurrë nuk do të më shohësh duke qarë. Thjesht nuk ka kohë për të vdekur”, është mesazhi i fundit i këngës. /Telegrafi/