Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka përgatitur një analizë gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Kjo analizë është zhvilluar si pjesë e projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve te Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”.
Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civilë (KCSF).
Lansimi i raportit synon të mbledhë akterët kryesorë mbi barazinë gjinore dhe integrimet evropiane në Kosovë për të diskutuar bashkërisht lidhur me gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit.
Në event janë të ftuar zyrtarët për integrime evropiane dhe zyrtarët për barazi gjinore nga institucionet e nivelit qendror në Kosovë, përfaqësues tjerë relevant institucional dhe nga shoqëria civile.