Telegrafi

Publikohet albumi i Flaka Krelanit (Foto/Video)

Flaka Krelani i ka befasuar fansat e saj duke lansuar papritur albumin me titull “Xperimental”.

Këngëtarja e njohur ka thënë se gjatë një periudhe disavjeçare ishte “shtatzënë dhe tani më në fund ka sjellë në jetë fëmijën e parë” duke iu referuar albumit.

“Nga nesër në duart tuaja mund ta keni kudo ku ka shqiptarë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ka shkruar ajo.

Sipas fotografive të publikuara, shihet se Flaka në albumin e ri do të sjellë 16 këngë.

Kënga e fundit e saj është “Relax” që gjithashtu është pjesë e albumit. Pjesë e këtij albumi janë edhe këngët “Zjam”, “Am i good man” dhe “A ka kuptim”, të cilat këngëtarja i ka lansuar më herët.