Telegrafi

Publikohet agjenda e Papa Françeskut për vizitën në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se Zyra e shtypit në Selinë e Shenjtë në Vatikan sot ka publikuar programin për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, është parashikuar që më 7 maj, Papa të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas pranimit të tij formal, Papa Françesku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, Papa do të takohet me udhëheqës fetarë dhe njerëz të varfër.

Në programin për udhëtimin apostolik të Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, ai parashikohet të shërbejë në liturgji dhe më pas të marrë pjesë në një takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë.

Papa do të përfundojë udhëtimin e tij të 29-të apostolik në pasdite më 7 maj, duke mbajtur një takim me priftërinjtë, familjet e tyre dhe hyjnitë dhe pastaj do të kthehet në Romë.

Më parë, Papa do të vizitojë Republikën e Bullgarisë dhe qytetet e Sofjes dhe Rakovskit./Telegrafi/