Site icon Telegrafi

Publikohet agjenda e folësve në AllWeb Maqedoni

Tashmë njihen folësit e konferencës së parë dhe të vetme digjitale në Maqedoni. Përveç folësve të publikuar deri tani, në panel do të jenë edhe Alina Gratçer bashkë themelues i Accelerate Korea, Neil Koker nga ramptshirts.com, Borislav Milanovic themelues i Represent sistem dhe Blazhe Arizanov-maqedonasi që ngriti në këmbë Indinë me start-upin e tij.

“Me kujdes kemi zgjedhur folësit dhe temat që do të prezantohen, edhe pse interesi ishte shumë i madh, me qëllim që të diskutojmë me fokus në disa aspekte. Besoj se kemi bërë program të shkëlqyeshëm, për t’i kënaqur të gjithë por më shumë për t’i kënaqur pjesmarrësit. Na duhet që ta nxisim rritjen e tregut, për të parë nga e ardhmja dhe nga ajo që na pret në të ardhmen” tha Darko Buldioski, drejtor programi në Allweb.

Në këtë konferencë që do të mbahet më 16 nëntor në Filharmoninë e Shkupit, pritet të ketë 300 pjesmarrës.

Biletat hyrëse mund të blehen edhe në formë elektronike këtu.

Për çdo pyetje apo kërkesë rreth këtij organizimi mund ta kontaktoni: Darko Buldioski në numrin e telefoni 0038970 307 040 ose me email darko@newmedia.mk

Exit mobile version