Një forum që kryesisht publikon të dhëna nga hakimet e bëra, ka publikuar numra të telefonave dhe të dhëna personale të qindra miliona përdoruesve të Facebookut.
Zbulimi i të dhënave përfshin informata personale të mbi 533 milionë përdoruesve të Facebookut nga 106 vende, përfshirë të dhënat e 32 milionëve vetëm në SHBA, 11 milionë në Mbretërinë e Bashkuara dhe 6 milionë nga India, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu përfshihet zbulimi i numrave të telefonave, emrat e plotë, lokacionet, datëlindjet, biografitë dhe në disa raste edhe postën elektronike.
All 533,000,000 Facebook records were just leaked for free.
This means that if you have a Facebook account, it is extremely likely the phone number used for the account was leaked.
I have yet to see Facebook acknowledging this absolute negligence of your data. https://t.co/ysGCPZm5U3 pic.twitter.com/nM0Fu4GDY8
— Alon Gal (Under the Breach) (@UnderTheBreach) April 3, 2021
Business Insider ka shqyrtuar disa të dhëna dhe ka verifikuar të dhënat me përdoruesit e njohur të Facebookut, siç është numri i telefonit dhe data e lindjes.
Gjithashtu janë verifikuar të dhënat duke testuar e-mail adresat dhe fjalëkalimet, që i kanë përdorur përdoruesit për t’u qasur në profile. /Telegrafi/