Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) i ka publikuar propozimet e strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 dhe të planit aksional për strategjinë.
Strategjia konfirmon masat që duhet të ndërmerren ne pesë vitet e ardhshme për realizimin e qëllimeve të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në secilën sferë prioritare.
MSHIA thotë se masat prioritare në sferën e shërbimeve publike dhe administrimit me burimet njerëzore do të drejtohen në depolitizimin e administratës përmes përparimit të procedurave për përzgjedhjen, punësimin dhe përparimin në bazë të parimeve për meritë, trajtim të drejtë dhe të ndershëm, si edhe përfaqësim të duhur dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive
Për çudi, në publikimin e strategjive, ministria e ka bërë të njëjtën në gjuhën anglete dhe maqedonase, por jo edhe në gjuhën shqipe./Telegrafi/