Volkswagen gjatë 9 marsit edhe zyrtarisht do të prezantojë versionin serik të veturës elektrike ID. Buzz, por këtë vit pritet të lansohet në treg edhe Amaroku i ri.
Në dy vitet e fundit kemi parë shumë “teaser”, e tani janë shfaqur shumë tjera që paralajmërojnë ardhjen e tij, transmeton Telegrafi.
Premiera botërore e Amarokut të ri do të duhej të ndodhte në muajt e ardhshëm, e skicat e reja digjitale ofrojnë pamje më të mirë në këtë veturë.
Ka goma dimri që i mundëson të lëviz më lehtë nëpër terrene malore, edhe pse është vështirë të konstatohet duke u bazuar në skica, e nga Volkswagen paralajmërojnë se do të jetë edhe më i madh sesa që duket.
Amarok do të kalojë në versionin e përmirësuar të platformës së Ford T6, ku për 100 mm do të jetë më i gjatë e 40 mm më i gjerë sesa modeli paraprak.
Amaroku aktual me kabinë të dyfishtë është 5.254 i gjatë dhe 1.954 i gjerë. Ndryshimet e lartpërmendur do të rezultojnë me hapësirë më të madhe në kabinë.
Sikurse versioni ekzistues që është në treg nga viti 2010, Amaroku i ri do të ofrohet me motorë të ndryshëm me naftë – përfshirë atë më të fuqishëm V6 TDI. Varësisht në tregu, në ofertë do të ketë edhe motorë tjerë.
Gjenerata e parë e Amarok është shitur në 815 mijë njësi dhe konsiderohet si sukses i madh për kompaninë Volkswagen. /Telegrafi/