Dontay Wilder ka fituar për herë të dytë përballjen me Luis Ortizin.
Boksieri amerikan ka triumfuar para tifozëve të vet në Las Vegas, duke e nokautuar kubanezin në raundin e shtatë.
Por deri tek nokautimi, Ortiz dukej se po udhëhiqte me pikë nga juria.
Mediat amerikane tani kanë publikuar edhe pikët e jurisë ku kubanezi ka qenë në epërsi të vogël.
56-58, 55-59, dhe 55-59 shënonin rezultatet e jurisë pas gjashtë raundeve, në favor të Ortiz.
Megjithatë Wilder u tregua i fuqishëm në ring dhe arriti që ta fitojë duelin pasi e nokautoi boksierin 40-vjeçar.
Për amerikanin kjo ishte fitorja e 42-të në karrierë, derisa e 41-ta me nokautim të kundërshtarëve. /Telegrafi/