Qendra Ndërkombëtare e Arkivave për Përndjekjen Naziste, Arolsen, botoi në internet qindra-mijëra dokumente mbi njerëzit e persekutuar nga nazistët.
“Pas Luftës së Dytë Botërore, fuqitë pushtuese aleate kishin një detyrë: Ato donin të dokumentonin krimet e nazistëve dhe të gjenin persona të zhdukur”, thuhet në një deklaratë të institucionit.
Në mënyrë që informacioni të merret shpejt, arkivi Arolsen, ka marrë mbështetje nga një platformë në internet për hulumtime gjenealogjike, për të ndihmuar në përpunimin, sigurimin e të dhënave dhe publikimin e dokumenteve në arkivin e tyre online.
“Të dhënat e mbledhura nga origjina pasurojnë arkivin tonë në internet me informacion të vlefshëm, siç janë vendndodhjet e punëtorëve të huaj të detyruar”, deklaroi Giora Zwilling, drejtuese e njësisë në arkivin e Arolsen.
Arolsen, ka arkivin më gjithëpërfshirës në botë mbi viktimat dhe të mbijetuarit e regjimit nazist. /tch/