Telegrafi

Publikohen pamjet zyrtare të Lumia 525

Përveç specifikave të ofruara nga telefoni, tani janë publikuar edhe fotografitë zyrtare të këtij modeli, i cili për nga dizajni është mjaft i ngjashëm me Lumia 520.

Nokia Lumia 525 do të vijë me versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoft – Windows Phone, ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4 inç në WVGA dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve.

Pajisja e re mobile e Nokia-së do të mbështetet edhe nga procesori dual core 1GHz, 1GB RAM, për dallim nga Lumia 520 i cili kishte 512MB RAM.

Nokia Lumia 525 peshon 124g, dimensionet e telefonit janë 119.9mm me 64mm dhe 11.2mm, ndërsa telefoni do të ofrojë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel me auto fokus, por pa ndriçues. / Telegrafi /