Një i ri e shtyu qëllimisht një grua në shinat në stacionin e metrosë Rogier në Bruksel rreth orës 19:45 të së premtes në mbrëmje, por për fat të mirë, metroja mundi të ndalonte në kohë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja u shty në shina ndërsa metro po vinte drejt stacionit.
Megjithatë, ajo u ndihmua shpejt duke u larguar nga shinat nga kalimtarët, konfirmoi kompania e transportit publik të Brukselit STIB, e cila operon metro në kryeqytet.
“Shoferi reagoi shumë mirë, por është shumë i tronditur, ashtu si edhe viktima”, tha Guy Sablon, zëdhënës i STIB, për The Brussels Times.
Operatori i trenit të metrosë thuhet se e pa personin në shina dhe ndaloi në kohë duke tërhequr frenën e emergjencës, siç mund të shihet në videon më poshtë.
(⚠️Vidéo choc)
Tentative de meurtre dans la station de métro Rogier à Bruxelles ce vendredi vers 19h40. pic.twitter.com/dT0ag5qEFu— Infos Bruxelles?? (@Bruxelles_City) January 14, 2022
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe urgjenca. Viktima dhe drejtuesi i metrosë janë dërguar në spital dhe pasi kanë marrë kujdesin e nevojshëm janë lejuar që të dy të kthehen në shtëpi.
Autori u largua menjëherë pasi e shtyu gruan, por që atëherë ai është arrestuar, konfirmoi zyra e prokurorit publik të Brukselit të shtunën në mëngjes. /Telegrafi/