Telegrafi

Publikohen pamjet me të cilat pretendohet se shfaqin momentin kur aeroplani i ushtrisë britanike përplaset, e piloti katapultohet

Pamjet e reja të publikuara në internet, pretendohet se shfaqin momentin kur aeroplani luftarak i ushtrisë britanike përplaset derisa po ngjitej në ajër nga një aeroplanmbajtëse në Mesdhe.

Piloti për fat të mirë ka arritur të katapultohet para se të përplaset në pistën e aeroplanmbajtëses Mbretëresha Elizabeth gjatë 17 nëntorit, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq momentin kur piloti katapultohet dhe ngritet me shpejtësi në ajër, ku më pas fluturakja 100 milionë funtëshe zhduket nga objektivi i kamerës dhe përfundon në det.

Raportohet se piloti derisa po zbriste me parashutën e vendosur në ulësen e kabinës me të cilën u katapultua, kishte mbetur i varur në një prej pjesëve të aeroplanmbajtëses, por që më vonë ekuipazhi e kishte zbritur pa pësuar lëndimin më të vogël.

Bëhet fjalë për aeroplanin luftarak F-35, që konsiderohet si një prej fluturakeve me teknologjinë më të avancuar, që pak shtete kanë mundësi ta kenë për shkak të kostos së lartë. /Telegrafi/