Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet shokuese të tërmetit shkatërrues në Itali në formatin 3D (Video)

Pas tërmeteve shkatërrues në Amatrice të Italisë, që rrafshuan për tokë qytetin e lashtë, banorët e kësaj zone ngadalë janë duke iu rikthyer jetës normale.

Në anën tjetër, shkencëtarët kërkojnë një mënyrë për të për ta përgatitur më mirë qytetin për tërmetet e mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Për të matur përmasat e tërmeteve shkatërruese, shkencëtarët nga universiteti “Brigam Jang”, kanë gjetur një mënyrë “interesante”.

Ata kanë dërguar një ekip të inxhinierëve dhe profesorëve në rrënojat e Amatrice, për të dokumentuar pasojat e tërmeteve në një mënyrë të pazakontë.

Falë pajisjeve teknologjike, kanë krijuar një video në formatin 3D ku në detaje mund të studiohen dëmet. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version