Telegrafi

Publikohen pamjet: Rrufeja godet aeroplanin e pasagjerëve pikërisht përpara pilotëve, gjatë një stuhie në Panama

Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa përgatitej për të aterruar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.

Dhe pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit, ndërsa pilotët “lundrojnë” përmes një stuhie të vështirë.

Për fat të mirë, me gjithë “lundrimin” në rrethana të vështira dhe me 140 pasagjerë nervozë në bord, të dy pilotët mbetën të përkushtuar dhe ishin në gjendje të kryenin zbritjen e tyre të sigurt, pa asnjë pasagjerë ose ekuipazh të lënduar.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur më tej, as aeroplani nuk pësoi ndonjë dëmtim.

Personi që filmoi, kishte thënë: ‘Goditjet e rrufesë ndodhin shpesh por është e veçantë të kapësh një të tillë përmes kamerës’.

Sipas DailyMail, nëse një aeroplan goditet nga rrufeja ndërsa është në ajër, ai zakonisht goditet në skajet e mprehta si antenat, krahët, hundën ose bishtin.

Energjia elektrike pastaj rrjedh përmes instalimeve elektrike dhe jashtë aeroplanit. /Telegrafi/