Telegrafi

Publikohen pamjet rrëqethëse: Qëllohet me revole në kokë në qendër të qytetit (Video, +18)

Kursat Soisal është qëlluar me revole në kokë para një lokali të natës në qytetin Adana në Turqi, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, ai vdiq nga plagët e marra.

26 tetori ishte fatale për Soisalon. Ai së bashku me vëllanë e tij Hamidin dhe mikun Pitersomin, kishin shkuar në një lokal të natës, transmeton Telegrafi.

Dhe pas disa orëve qëndrim brenda këtij lokali, ai u largua i shoqëruar nga një femër. Por pas tij ishin vënë dy burra, për të cilët besohet se ishin nëpunës të klubit të natës dhe që filluan ta kërcënojnë.

Por duke parë rrezikun që po i kanosej, ai nxori revolen dhe filloi të shtie në ajër. Dhe në ato momente nga lokali del një burrë tjetër i cili e qëllon me revole disa herë, edhe pse viktima u mundua ta mbajë vajzën që po e shoqëronte si mburojë trupore. Por aty janë lënduar edhe disa persona tjerë.

Megjithatë, Soisal ishte dërguar me urgjencë në repartin e neurokirurgjisë, por nga plagët e marra ndërroi jetë.

Të gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e kanë filmuar kamerat e sigurisë të instaluara në lokale. /Telegrafi/