Mediat greke kanë publikuar një video të re të rrahjes në të cilën ka mbetur i vdekur një turist amerikan i cili kishte shkuar për pushime në Zakynthos, ku si pasojë janë arrestuar nëntë persona, ku shtatë prej tyre janë serbë.
Portali grek protonema ka publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë një kafiterie, ku përmes dritareve shihen një grup të rinjsh duke rrahur brutalisht turistin amerikan Bacary Henderson, i cili nga plagët e marra ka vdekur, transmeton Telegrafi.
Pas 10 sekondave, në video shihen se si masa fillon ta godasin për vdekje Hendersonin i cili në një moment rrëzohet në tokë pa vetëdije. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LC8Jv1ev0jU