Telegrafi

Publikohen pamjet, Rihanna në pushime me Hassanin në Itali

Këngëtarja e njohur, Rihanna, së fundmi është shpallur këngëtarja më e pasur në botë, sipas Forbes.

Teksa është jo-produktive në muzikës, Rihanna vazhdon të fitojë dhe të ruajë vëmendjen e saj falë linjës së produkteve kozmetike të markës së saj, “Fenty”.

Rihanna (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë së fundmi, vet artistja dha informacioni se prej më shumë se një viti po jetonte në fshehtësi në kryeqytetin britanik, Londër.

Së fundmi, këngëtarja është parë me të dashurin e saj, Hassan Jameel, duke kaluar disa ditë të mira pushimi së bashku.

Çifti kanë zgjedhur si destinacion brigjet e Italisë, gjersa janë përcjellur vazhdimisht nga paparacët.

Rihanna kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa shijoi një shëtitje me barkë, teksa po qëndronte pranë të dashurit dhe familjarëve të tij. /Telegrafi/