Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur dy trena pasagjerësh u përplasën në Egjiptin jugor, duke lënë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur – ndërsa vagonët e shumtë dolën nga shinat dhe u kthyen përmbysë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi në provincën Sohag, 285 milje në jug të Kajro, të premten kur ‘individë të panjohur’ tërhoqën frenin e urgjencës në një tren të drejtuar nga Luxor për në Aleksandri, duke bërë që ai të ndalonte në shina.
Si pasojë, një tren i dytë që shkonte nga Aswan në Kajro më pas u përplas në të nga mbrapa, duke bërë që të paktën dy vagonë të dilnin nga shinat, ndërsa të tjerët mbetën të “të thyer” nga forca e goditjes.
Në videon e shkurtër, një tren mund të shihet që përplaset në pjesën e prapme të një treni tjetër me lëvizje të ngadaltë – duke rezultuar në një re të madhe tymi.
Rreth 100 njerëz janë plagosur, megjithëse drejtori i shërbimeve të ndihmës së shpejtë në provincën Sohag u tha mediave egjiptiane se përpjekjet e shpëtimit janë ende në vazhdim dhe se totali mund të rritet më tej.
Më herët sot ministria e shëndetësisë tha se 72 ambulanca ishin dërguar në vend dhe se të paktën 50 të plagosur ishin dërguar në katër spitale aty pranë ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Presidenti Abdel-Fattah tha se ai po vëzhgon situatën dhe se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.
“Kushdo që e shkaktoi këtë aksident tragjik, qoftë nga neglizhenca, korrupsioni ose arsye të tjera, do të përballet me një ndëshkim pa asnjë përjashtim, ngurrim ose shtyrje”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
Ndryshe, sistemi hekurudhor i Egjiptit ka një histori të pajisjeve të mirëmbajtura keq dhe menaxhimit të dobët.
Shifrat zyrtare tregojnë se 1.793 aksidente trenash ndodhën në vitin 2017 në të gjithë vendin. /Telegrafi/