Telegrafi

Publikohen pamjet nga tentimi i arrestimit të Erdoganit, në momentet e para të grusht shtetit (Video)

Recep Tayyip Erdogan i ka rezistuar një grusht shteti të ushtrisë në Turqi.

Megjithëse u raportua se presidenti turk kërkoi azil në Britani të Madhe dhe Gjermani, u zbulua se Erdogan kishte qëndruar në qytetin turistik të Marmarisit.

Erdgogan me të arritur në Stamboll pas dështimit të puçit ushtarak, kishte deklaruar se hoteli ku kishte qëndruar ishte bombarduar, transmeton Telegrafi.

Por, tek sot kanë dal në shesh disa video të siguruara prej medieve turke teksa shihet një operacion i gjerë për arrestimin e presidentit turk.

Lexo po ashtu Erdogan fillon të qajë teksa i jep lamtumirën e fundit dhëndrit shqiptar (Video)

Ushtarët shihen duke bastisur hotelin ku ka qëndruar për pushime Erdogan, i cili ishte larguar gjysmë ore para përpjekjes për arrestimin prej ushtarëve.

Plani ishte që pas arrestimit të presidentit të dërgohet me helikopter në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa sipas mediave turke, tek ushtarët janë gjetur edhe disa letra me emrat e komandantëve që do të udhëhiqnin shtetin.

Ndërsa sot ka filluar një operacion i gjerë për arrestimin e gjashtë ushtarëve dhe dy komandantëve që ishin pjesë e këtij operacioni, të cilët janë arratisur drejt maleve të Konyas, ndërsa pak çaste më parë janë arrestuar.

Lexo po ashtu Kështu duket pas arrestimit, kreu i grusht shtetit në tentativë

Vlen të theksohet se presidenti 62-vjeçar morri pjesë sot në varrimin e mikut të tij, përkatësisht shqiptarit prej Kumanovës së Maqedonisë, Erol Olcakut, të cilin e ka vlerësuar lartë Erdogan duke e cilësuar si një diamant.

Për të parë videot të tjera klikoni KËTU 1 dhe KËTU 2. /Telegrafi/