Fotografitë e migrantëve në një strukturë të mbushur me njerëz kufitarë në Donna, Texas, u lëshuan të hënën nga zyra e republikanit Henry Cuellar, ndërsa administrata e Joe Biden kufizon hyrjen e medias në kufirin jugperëndimor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, migrantët, të cilët ndodhen në hapësira, të ngjashme me kafaze, shihen duke fjetur në jastëkë në dysheme me mbulesa prej najlloni. Shumica duket se mbajnë maska.
Mes një rritje të konsiderueshme të migrantëve në kufirin jugor në dy muajt e parë të presidentit Biden në detyrë, disa në media janë ankuar për mungesën e qasjes në lehtësira si ajo në Donna.
“Unë me respekt i kërkoj Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së të ndalojnë bllokimin e hyrjes së medias në operacionet e tyre kufitare”, shkroi të premten fotoreporteri fitues i çmimeve, John Moore.
Ai shtoi: “Nuk ka asnjë precedent modern për një ndalim të plotë fizik të qasjes së medias në operacionet kufitare të CBP”.
Watch the latest video at foxnews.com
Shtëpia e Bardhë ka thënë se po kufizon qasjen e medias në objektet kufitare në mënyrë që të parandalojë përhapjen e coronavirusit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të hënën se administrata e Biden po synon të finalizojë detaje se si media mund të ketë qasje në objektet kufitare si ajo në Donna, Texas. /Telegrafi/