Telegrafi

Publikohen pamjet nga momenti kur Liam Gallagher e kap për fyti të dashurën

Liam Gallagher (Foto: Getty Images)

Ditë më parë u spekulua për një zënkë ndërmjet Liam Gallagher dhe të dashurës së tij, Debbie Gwyther, e cila kishte eskaluar në dhunë fizike.

Sipas raportimeve në media, rokeri anglez e kishte kapur për fyti partneren e tij, gjë që ai e hodhi poshtë përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ai kishte shkruar në Twitter se asnjëherë nuk i ka vënë duart mbi një femër në mënyrë të dhunshme.

Edhe vet e dashura e Liam ka mohuar se frontmeni i “Oasis” e ka lënduar atë.

Lexo po ashtu Lajmet për Gallagher

Megjithatë, tash janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë (CCTV) në Chiltern Firehouse, ku ka ndodhur incidenti.

Aty shfaqet këngëtari teksa largohet nga e dashura e tij, e cila vazhdon ta ndjekë.

Në atë moment, Gallagher kthehet dhe e kap për fyti Debbien duke e shtyrë prapa. /Telegrafi/