Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet nga kënde të ndryshme, ku shfaqet polici amerikan duke qëlluar për vdekje afro-amerikanin

Është publikuar videoja që shfaq momentin kur një polic amerikan qëllon për vdekje një afro-amerikan, të cilin e godet me plumb në pjesën e pasme të kokës derisa po “orvateshin” për një elektroshok.

Pamjet janë filmuar më 4 prill dhe shfaqin incidentin në Grand Rapids të Michigan, ku shihet 26-vjeçari Patrick Lyoya i cili tentoi të arratiset nga polici i cili e kishte ndalë në trafik, transmeton Telegrafi.

Zyrtari policor identiteti i të cilit nuk është zbuluar, dëgjohet duke i thënë “Lyoyas që ta “lëshojë elektroshokun”, ku pas një orvatje ai qëllohet pas kokës derisa po qëndronte i shtrirë me fytyrë në tokë.

E ky veprim më pas nxiti protesta të ashpra, ku qindra demonstrues u mblodhën të mërkurën para stacionit të policisë në Grand Rapids, duke kërkuar të bëhet publik emri i policit të përfshirë në këtë ngjarje.

Në anën tjetër policia është duke hetuar rastin. Lyoya me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos, jetoi në Grand Rapids për pesë vite, ka bërë të ditur avokati mbrojtës Benjamin Crump që përfaqëson familjen e Lyoya. /Telegrafi/

https://twitter.com/AttorneyCrump/status/1514354299656192010?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1514354299656192010%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2F320490%2Fmomenti-kur-nje-afro-amerikan-qellohet-per-vdekje-nga-polici%2F

Exit mobile version