Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet nga “burgu me 5 yje” ku po qëndrojnë princërit e arrestuar sauditë (Video)

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se shihet “burgu me pesë yje” në të cilin, 11 prijës sauditë, ministra të qeverisë dhe biznesmenë presin fatin e tyre, pas arrestimit të tyre në spastrimin më të madh anti-korrupsion të historisë moderne të mbretërisë.

Po sipas mediave të huaja, ata janë parë së bashku në hotelin Ritz Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj – të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Siç thuhet më tej, në mesin e tyre janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, që ka një pasuri rreth 18 miliardë dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup. /Telegrafi/

Exit mobile version