Telegrafi

Publikohen pamjet nga aksidenti i Jack Grealish – yllit të Aston Villës i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 85 mijë euro

Policia angleze ka publikuar pamje nga aksidenti i Jack Grealishit, me lojtarin që goditi dy vetura të parkuara, e që i është marrë patentë shoferi për nëntë muaj.

Ylli i Aston Villës po ashtu është ndëshkuar me një gjobë rreth 85 mijë euro, shumë kjo rekorde që është ndëshkuar ndonjëherë ndonjë futbollist.

Pasi u shpall i fajshëm nga gjykatat, pamjet kanë filluar të publikohen online nga aksidenti që kishte ndodhur në mars të këtij viti.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë deri më tani në këtë edicion të Ligës Premier - Grealish aktualisht më i dalluari

Grealish ishte duke lëvizur me Range Roverin e tij, pasi ishte në një aheng, në kohë kur vendi ishte në karantinë.

Në aksidentin e ndodhur, lojtari anglez largohet nga makina e tij, më pas rikthehet në vendin e ngjarjes, duke hipur në një makinë tjetër. /Telegrafi/