Ky është momenti i tmerrshëm kur një femër është filmuar duke qëlluar me armë pesë të rinj në Meksikë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekzekutimi u zhvillua në Guadalupe Victoria Street në lagjen e Insurgentes Sur në Minatitlan, Veracruz të hënën në mbrëmje rreth orës 18:00.
Siç thuhet tutje, identitetet e kryerësit dhe viktimave ende nuk janë bërë të ditur. Vrasësja u zhduk pas vrasjeve.
Vrasësja shihet në video duke u afruar pranë burrave në motoçikletën e saj, pa folur me ta, para se të hapte zjarr papritmas.
Fqinjët që dëgjuan të shtënat menjëherë e thirrën Kryqin e Kuq meksikan dhe Sekretariatin e Sigurisë Publike.
Autoritetet arritën në vendngjarje brenda disa minutave dhe të gjithë burrat u shpallën të vdekur. /Telegrafi/