Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte protagonisti kryesor i një periudhe prej gjashtë muajsh plotë ulje dhe ngritje për Barcelonën sezonin e kaluar, duke njoftuar dorëheqjen e tij në janar dhe duke deklaruar se do të qëndrojë në prill në ndërkohë u shkarkua 21 ditë më vonë.

Plaga mbetet ende e freskët dhe Xavi është zhdukur nga syri i publikut që prej se u largua nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Tekniku spanjoll paraprakisht kishte ofruar dorëheqjen pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit, gjë të cilën e bëri të ditur për mediat pas ndeshjes.

Kjo erdhi si një deklaratë shokuese për publikun, përkundër faktit se Xavi tha që kishte ndarë mendjen e tij kohë më parë.

Sidoqoftë tani janë publikuar disa pamje nga fjalimi që Xavi i ka mbajtur lojtarëve të tij në zhveshtore mëngjesin e ditës së ardhshme, që ishte hera e parë kur e pa ekipin pas njoftimit që dha.

“Mirëmëngjes, mirëmengjes. Shikoni, unë e di se nuk ka qenë një ditë e lehtë, fillimisht për shkak të rezultatit të djeshëm. Ne do të analizojmë dhe do të shohim se çfarë na ndodhi ne”.

“Unë ndihem keq pasi nuk iu kam thënë asgjë para konferencës për shtyp që kam bërë pas ndeshjes”.

“E kisha vendosur që një kohë të gjatë. Nuk është për shkak të humbjes së djeshme, unë e kisha marrë tash e disa kohë këtë vendim. Mendoj se unë po filloja të bëhesha një problem”, kishte thënë Xavi para lojtarëve të tij./Telegrafi/

Exit mobile version