Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një burrë me mjekër i ISIS-it barbar urdhëroi prerjen e kokës së një të burgosuri të moshuar, pasi ai akuzohej se ishte një magjistar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekstremisti shihet duke përdorur një mikrofon për të lexuar akuzat, në një shesh pranë Damaskut në Siri.
Një tjetër foto tregon një pensionist me sytë të lidhur – i akuzuar për të qenë një “magjistar” – duke u mbajtur i kërrusur mbi një dru të trashë, nga fanatikë të tjerë.
Ka qenë një turmë e burrave dhe djemve që kanë shikuar ngjarjen, ku një xhelat i ka prerë kokën atij.
Po sipas medieve të huaja, fotot janë publikuar nga ISIS në një raport të quajtur “Zbatimi i ligjit të Allahut në praninë e myslimanëve”.
Një foto e tretë e publikuar në raportin në fjalë thuhet se tregon kufomën e njeriut me kokën e prerë të vendosur mbi trupin e tij. /Telegrafi/