Mediat franceze kanë publikuar pamjet e sulmit të një dite më parë, ndaj oficereve të policisë pranë Katedrales Notre Dame në Paris.
Në video shfaqet 40-vjeçari me origjine algjeriane, i cili shkëputet me shpejtësi nga turma e njerëzve dhe godet me një çekiç njërin nga policët.
40-vjecari u identifikua nga autoritetet ditën e mërkure si Farid I. Sipas mediave franceze, algjeriani ishte regjistruar si student i doktoraturës në shkencat e informacionit në një universitet francez.
Pasi u mor në pyetje, ai tha se ishte një ushtar i kalifatit. Ngjarja nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizate terroriste.
Një ditë me parë, gjatë sulmit ndaj oficereve të policisë, 40-vjeçari thërriti “Kjo është për Sirinë”.
Agresori u plagos nga njeri prej agjenteve dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital, transmeton tvklan.
Në momentin e sulmit, në Katedrale ndodheshin rreth 900 persona. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, që zgjat prej nëntorit 2015.