Telegrafi

Publikohen pamjet kur shoferi futet me veturë në kahjen e kundërt në Londër, dhe përplaset në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit (Video)

Ky është momenti kur vetura e tipit Ford Fiesta shtyp të paktën 10 çiklistë dhe këmbësorë derisa po lëvizte me mbi 70 kilometra në orë, dhe më pas përplaset në rrethojat mbrojtëse të Parlamentit britanik në Londër, shkruan BBC.

I dyshuari për këtë sulm është një burrë më ngjyrë rreth të ’20-ve që po refuzon të bashkëpunojë me policinë, dhe që shihet duke u nxjerrë nga forca të shumta policore nga veturat që ishte përfshirë nga tymi, transmeton Telegrafi.

Një zhurmë e madhe e përcjell nga britmat e qytetarëve është dëgjuar rreth orës 7:30 para Parlamentit, ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit kanë shfaqur momentin kur shoferi i veturës futet në kahjen e kundërt dhe i vërsulet çiklistëve dhe përfundon në rrethojën mbrojtëse.

Lexo po ashtu Përplaset vetura në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, arrestohet shoferi - raportohet për këmbësorë të lënduar (Foto/Video)

Dy policë të uniformuar që qëndrojnë pranë portës i kanë shpëtuar shtypjes duke u larguar me shpejtësi, ndërsa autoritetet e sigurisë janë duke hetuar rastin nëse sulmuesi kishte ndonjë cak të veçantë.

Mediat angleze raportojnë se tre persona janë lënduar ndërsa një çikliste është trajtuar në spital ndërsa gjendja e saj shëndetësore është stabile. /Telegrafi/