Telegrafi

Publikohen pamjet kur polici qëllon sulmuesin në Paris (Video, +16)

Një burrë është qëlluar nga policia jashtë oborrit të katedrales Notre Dame në Paris, pasi kishte sulmuar me çekiç një zyrtar policor.

Burri nuk është identifikuar, por besohet se ka sulmuar një polic i cili ishte duke patrulluar me dy policë tjerë rreth orës 4:30, transmeton Telegrafi.

Polici ka qëlluar dy herë me revole, duke plagosur në gjoks sulmuesin, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Njësite të shumta anti-terroriste kanë bllokuar zonën ku ka pasur të shtëna armësh, duke u kërkuar banorëve të asaj zone të strehohen në pjesë tjera të qytetit për shkaqe sigurie. /Telegrafi/