Telegrafi

Polici i njësisë speciale SWAT urdhërohet nga eprori që të qëllojë burrin që mbante peng dy fëmijë (Foto/Video, +16)

Kamerat e sigurisë të instaluara në helmetën e njësisë speciale SWAT në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, kanë filmuar momentin kur eprori urdhëron policin të vras burrin i cili po mbante peng me thikë në fyt dy fëmijë.

Në video shihet se si polici urdhërohet, “Kërkoj që të jesh i qetë, të futesh brenda dhe të vrasësh këtë burrë”, transmeton Telegrafi.

Pas disa sekondave polici futet në apartament ku Reno Owens po mbante peng fëmijët një dhe katër vjeç, të cilët i kërcënonte me thikë 20 centimetra.

Por për shkak të përmbajtjes së rëndë, policia e Baltimore ka edituar videon ku shihet vetëm polici i SWAT-it duke u futur në apartament.

Sipas raportit të policisë Reno Owens 39-vjeç e kishte kaluar natën në shtëpinë e një të afërme, dhe pasi u zgjuar në mëngjes u fut në dhomën e fëmijëve të saj të cilët i merr peng.

Dhe pasi që polici merr urdhër që të qëlloj sulmuesin, polici futet në apartament dhe me vetëm një goditje qëllon për vdekje Renon. /Telegrafi/